Kush është qyteti shqiptar që shpenzon më së shumti për të ngrënë në restorante

Kush është qyteti shqiptar që shpenzon më shumë për të ngrënë në restorante

Shqipëria, në krahasim me rajonin, por edhe disa vende të Europës, është më e shtrenjtë për vaktet në restorantet e lira.

Sipas portalit më të madh të dhënave Numbeo.com, një vakt në Shqipëri kushton rreth 5.5 dollarë, duke e listuar Shqipërinë në vendin e 10 në Europë për çmimet më të lira për konsumin e një vakti në një restorant jo të shtrenjtë. Kosova është vendi më i lirë i Europës, ku në restorantet e lira mund të konsumosh një vakt për 3.4 dollarë.

Në vend të dytë renditet Bosnja, ku konsumi i një vakti është 4 dollarë, Ukraina, 4.2 dollarë, Maqedonia me 4.6 dollarë dhe Serbia me 4.8 dollarë. Më të lira se Shqipëria janë edhe disa vende të Europës Lindore dhe Qendrore. Në Poloni, Hungari dhe Çeki mund të konsumosh një vakt për 5.2 dollarë.

Ku është më shtrenjtë që të hash lirë?

Edhe pse janë listuar çmimet e restoranteve të lira, një vakt në Zvicër kushton rreth 22 dollarë, duke e renditur vendin më të shtrenjtë të Europës. Norvegjia, e cila renditet e dyta, dhe Islanda gjithashtu kanë një çmim të shtrenjtë, me rreth 20 dollarë vakti.

Me 17 dollarë mund të hash një vakt, edhe pse restoranti cilësohet i lirë, në: Belgjikë, Irlandë, Itali dhe Holandë.

Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi për një vakt është 15 dollarë.

Vendet me një çmim mesatar prej 11 dollarësh për vakt janë: Austria, Gjermania, Finlanda, Greqia dhe Spanja.

Po sa shpenzojnë shqiptarët në restorante?

Në 2017-n, shpenzimet mesatare në vend për restorante dhe hotele ishin 5% sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2017. Mesatarja europiane për shpenzimin në restorante sipas Eurostat është 8%, shkruan “Monitor”.

Shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8%, krahasuar me vitin e kaluar, e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”, raporton INSTAT në anketë.

Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit.

Pas shkodranëve, shpenzimet më të larta në raport me totalin i kanë beratasit. Qarku i Beratit shpenzoi mesatarisht në 2017-n 6.3% për restorante dhe hotele, duke u ndjekur nga Fieri (6%), Lezha (5.8%) dhe Tirana me 5.5%. Korça, gjithashtu, i ka shpenzimet për restorante më të larta se mesatarja kombëtare me rreth 5.4% të totalit. Në Qarkun e Dibrës, shpenzimet për restorante dhe hotele në 2017-n ishin 4.2%.

Lajme tjera

Gratë vjedhin lule me rrënjë në Podujevë ( Video)

Dy gra janë parë duke vjedhur disa lule me rrënjë në një vazo në qendër të qyteti të Podujevës. Derisa ato ecin pranë luleve, njëra nga gratë zgjatë dorën me

Pamje të reja nga stuhia e fuqishme që goditi Ulqinin

Një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale. Në disa video që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar mbi disa vetura, rrugët

Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa

Kapet arsenal armësh në Malishevë, shtatë të arrestuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e

BE kushte të reja për Serbinë – Beogradi të njoh gjenocidin në Srebrenicë

Brukseli propozon një kusht të ri për pranimin e Serbisë në BE – njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan “Veçernje novosti”. Këto kërkesa janë gjithnjë e më të forta në

Naim Maloku ftohet nga Specialja

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Maloku ka njoftuar se është

Kush do të merret me “Trepçën”? Beogradi e do për vete, Kosova për vete

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. Qeveria në Prishtinë për këtë veprim po e akuzon Beogradin zyrtar. Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça,

PDK mbështet platformën për dialogun

Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të PDK, ka thënë se do të mbështesin platformën dhe se do të ofrojmë mbështetjen e tyre për të gjitha çështjet. “PDK e

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Në ditën e tretë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, anëtarë të Kryesisë të LDK-së kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari. Në emër

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij. Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e