Latifi: Flirti me Albin Kurtin po e shtyn LDK-në drejt tradhtisë ideologjike ndaj Rugovës

Ditëve të fundit në politikën kosovare ka pasur një përplasje të madhe deklaratash mes kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarëve të lartë të LDK-së, siç janë Abdullah Hoti dhe Lutfi Haziri, lidhur me dialogun dhe ekipin e unitetit që pritet të përfaqësojë Kosovën në këtë dialog.

Në lidhje me këtë debat, gazeta Mapo pyeti Blerim Latifin, këshilltar politik i Veselit.

Në përgjegjen e tij, Latifi tha se “problemi më i madh i LDK-së gjatë këtij viti ka qenë njëlloj dileme hamletiane: të jesh apo të mos jesh pjesë e dialogut”.

Më tutje Latifi tha se “kur partitë pushtohen nga dilemat, kjo tregon se ato janë duke kaluar momente krize, sepse të kesh dilema do të thotë të kesh dyshime, do të thotë të mos dish se çfarë është duke ndodhur dhe se nga duhet të ecësh.

“Pra mund të flasim për një situatë dizorientimi total të LDK-së”.

Këtë situatë brenda LDK-së, Blerimi Latifi e sheh si “pasojë mungesës të informacionit në LDK mbi atë se çfarë është duke ndodhur në dhe rreth Kosovës”.

“Mungesa e informacionit pastaj shpie në analiza të gabuara të gjendjes dhe këto pastaj në vendimmarrje po ashtu të gabuara”.

Shkakun e kësaj situate kritike të LDK-së, Latifi e lidh me atë që ai e quan “flirti i politikëbërësve të LDK-së me analizat dogmatike të liderit të Vetëvendosjes, i cili, si profet politik, të gjitha të vërtetat për Kosovën dhe për botën, i zbulon në monologjet e tij”.

Në fund Latifi ka një sugjerim për këta politikëbërës:

“Do të ishte mirë që Lutfi Haziri, Abdullah Hoti, e të tjerët të shpëtojnë veten dhe partinë nga rënia nën dikataturën interpretuese të Shokut Albin dhe kështu të dëshmojnë se nuk janë duke bërë tradhti ideologjike ndaj rugovizmit. Kur e them këtë, kam parasysh faktin se Rugova gjithmonë ka qenë njeri i dialogut, njeri që ka pranuar përfshirjen pa kushte në dialog”.

Latifi, duke folur në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, theksoi se brenga e Veselit ka të bëjë me një gjë të vetme: nuk do të ishte mirë për vendin që LDK të përsërisë gabimet e dilemës së saj të kohës së luftës, e cila po ashtu ishte një dilemë hamletiane, të jesh apo të mos jesh pjesë e luftës.

Lajme tjera

Gratë vjedhin lule me rrënjë në Podujevë ( Video)

Dy gra janë parë duke vjedhur disa lule me rrënjë në një vazo në qendër të qyteti të Podujevës. Derisa ato ecin pranë luleve, njëra nga gratë zgjatë dorën me

Pamje të reja nga stuhia e fuqishme që goditi Ulqinin

Një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale. Në disa video që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar mbi disa vetura, rrugët

Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa

Kapet arsenal armësh në Malishevë, shtatë të arrestuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e

BE kushte të reja për Serbinë – Beogradi të njoh gjenocidin në Srebrenicë

Brukseli propozon një kusht të ri për pranimin e Serbisë në BE – njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan “Veçernje novosti”. Këto kërkesa janë gjithnjë e më të forta në

Naim Maloku ftohet nga Specialja

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Maloku ka njoftuar se është

Kush do të merret me “Trepçën”? Beogradi e do për vete, Kosova për vete

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. Qeveria në Prishtinë për këtë veprim po e akuzon Beogradin zyrtar. Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça,

PDK mbështet platformën për dialogun

Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të PDK, ka thënë se do të mbështesin platformën dhe se do të ofrojmë mbështetjen e tyre për të gjitha çështjet. “PDK e

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Në ditën e tretë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, anëtarë të Kryesisë të LDK-së kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari. Në emër

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij. Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e