Rast i rrallë i operimit në QKUK, i shpëtohet jeta shtatzënës

Ka qenë një prej netëve të zakonshme të kujdestarisë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kur gjinekologët Flora Belegu dhe Memli Morina u thirrën nga Emergjenca për të pranuar një rast shumë të komplikuar.

Një grua shtatzënë në muajin e pestë ishte dyshuar nga mjekët në Pejë se kishte problem me zorrën qorre, pasi që ka filluar intervenimi kirurgjik pacientja është dërguar urgjentisht për në Prishtinë.
Asaj i kishte ndodhur ajo që mjekësia e njeh si ‘placenta previa percreta’ apo kalimi i placentës në thellësi të murit të mitrës.

“Pas hapjes së abdomenit është vërejtur sasi e madhe e gjakut në kavitetin abdominal dhe janë thirrur urgjent ekipi i gjinekologëve. Meqenëse kam qenë kujdestare kam shku në Emergjencë gjatë eksplorimit të kavitetit abdominal kemi vërejtur se ka përforcu placenta, e ka dhanë gjakderdhje masive. Ne kemi qenë të detyruar me hap mitrën edhe ka dal fryti në javën e 20, i cili fatkeqësisht nuk ka dhënë shenja jeta. Pasi e nxorëm placentën për shkak të gjakderdhjes kemi qenë të detyruar me e largu mitrën për me i’a shpëtuar jetën pacientes”, tha doktoresha Flora Belegu.

Sipas doktoreshës, pacientja ka qenë e re në moshë dhe fatmirësisht ajo tashmë kishte disa fëmijë prandaj largimi i mitrës ka qenë i pranueshëm për shkak të komplikimit të madh.

“Unë në korrik i bëj 34 vjet që punoj në Gjinekologji dhe ky është rasti i dytë që po e shoh me placentë të tillë. Para 7 viteve ka qenë një rast tjetër, por për dallim prej këtij rasti ajo ka ardhur direkt në Gjinekologji, edhe në këtë rast jemi detyruar me largu mitrën për me shpëtuar jetën e nënës”, tregon doktoresha Belegu.
Mjeku tjetër që ka qenë kujdestar, Memli Morina, thotë se ky rast bën pjesë në ‘kategorinë A’ të rasteve shumë urgjente, të cilët duhet të trajtohen menjëherë pa humbur kohë sepse bëhet fjalë për jetë apo vdekje të pacientes.

“Placenta është një organ që e furnizon me materie ushqyese frytin ajo duhet të ngjitet për mitër por jo të depërtojë në thellësi. Janë tri shkallë të depërtimit, e pacientja në fjalë e ka pasur në shkallën më ekstreme ku placenta ka dalë jashtë sipërfaqes së mitrës. Intervenimi ka qenë i pashmangshëm”, tregon doktor Morina.
Ai thotë se pacientja në fjalë ka pasur disa lindje më herët dhe të gjitha ato janë kryer me prerje cezariane.
Komplikimi si ky është shumë i rrallë por doktori thotë se ndodhë kryesisht te gratë që kanë kryer lindje me operacion. “Një endometrium, një mur i mitrës pa vragë e ka më të vështirë që placenta të depërtojë, për këtë arsye konsiderohet që gratë që kanë lindje paraprakisht me prerje cezariane janë më të predispozuara që të kenë probleme të tilla. Pa dashtë të shkaktoj panik te gratë që lindin me operacion mirëpo prerjet cezariane një prej komplikimeve të mundshme e kanë placentën percreta që do të thotë placenta e ka depërtuar në thellësi murin e mitrës”, shpjegon doktor Memli Morina për “Kallxo.com”.

Lajme tjera

Gratë vjedhin lule me rrënjë në Podujevë ( Video)

Dy gra janë parë duke vjedhur disa lule me rrënjë në një vazo në qendër të qyteti të Podujevës. Derisa ato ecin pranë luleve, njëra nga gratë zgjatë dorën me

Pamje të reja nga stuhia e fuqishme që goditi Ulqinin

Një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale. Në disa video që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar mbi disa vetura, rrugët

Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa

Kapet arsenal armësh në Malishevë, shtatë të arrestuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e

BE kushte të reja për Serbinë – Beogradi të njoh gjenocidin në Srebrenicë

Brukseli propozon një kusht të ri për pranimin e Serbisë në BE – njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan “Veçernje novosti”. Këto kërkesa janë gjithnjë e më të forta në

Naim Maloku ftohet nga Specialja

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Maloku ka njoftuar se është

Kush do të merret me “Trepçën”? Beogradi e do për vete, Kosova për vete

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. Qeveria në Prishtinë për këtë veprim po e akuzon Beogradin zyrtar. Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça,

PDK mbështet platformën për dialogun

Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të PDK, ka thënë se do të mbështesin platformën dhe se do të ofrojmë mbështetjen e tyre për të gjitha çështjet. “PDK e

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Në ditën e tretë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, anëtarë të Kryesisë të LDK-së kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari. Në emër

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij. Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e