Kryeministri Haradinaj: Kosova votoi buxhetin më të madh në historinë e saj, 2 miliardë e 370 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përshëndet dhe uron miratimin në lexim të dytë të të Projektligjit për Buxhetin 2019 të Republikës së Kosovës, me 2 miliardë e 370 milionë euro, duke theksuar se ky është buxheti më i madh dhe më zhvillimor i deritanishëm i Kosovës, që do t’i paraprijë rritjes ekonomike prej 4.7 përqind.

Kryeministri Haradinaj vlerëson se me buxhetin më të madh në historinë e saj, Kosova hyn në etapë të re zhvillimore.

“Arsimi me rreth 300 milionë euro dhe shëndetësia me 234 milionë, janë sektorët që përfitojnë më së shumti. Institucionet e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes marrin mbështetje të shtuar financiare prej 6% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Më shumë siguri dhe më shumë mbrojtje, edhe për qytetarët por edhe për investimet”, thekson kryeministri Haradinaj.

Investimet kapitale, sipas kryeministrit Haradinaj rriten për 11%, apo 75 milionë në raport me vitin 2018, duke mundësuar realizimin e shumë projekteve ekzistuese dhe të reja, si nxitje e madhe për zhvillim ekonomik dhe për sektorin privat dhe se janë akomoduar mjetet për rritjen e pensioneve bazike 20%, për ato kontributdhënëse 15%, si dhe pensionet mujore prej 230 euro për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryeministri Haradinaj ndër tjerash e ka uruar Kosovën duke e quajtur këtë si vitin e  kthesës ekonomike.

Njëkohësisht, Kuvendi i Kosovës, ka votuar po ashtu edhe për  Statutin e “Trepçës” ku kryeministri Haradinaj tha se me këtë votim kanë zgjuar gjigantin kosovar dhe se ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim.

“Votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik. Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve” shtoi kryeministri Haradinaj.

Lajme tjera

Gratë vjedhin lule me rrënjë në Podujevë ( Video)

Dy gra janë parë duke vjedhur disa lule me rrënjë në një vazo në qendër të qyteti të Podujevës. Derisa ato ecin pranë luleve, njëra nga gratë zgjatë dorën me

Pamje të reja nga stuhia e fuqishme që goditi Ulqinin

Një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale. Në disa video që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar mbi disa vetura, rrugët

Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa

Kapet arsenal armësh në Malishevë, shtatë të arrestuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e

BE kushte të reja për Serbinë – Beogradi të njoh gjenocidin në Srebrenicë

Brukseli propozon një kusht të ri për pranimin e Serbisë në BE – njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan “Veçernje novosti”. Këto kërkesa janë gjithnjë e më të forta në

Naim Maloku ftohet nga Specialja

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Maloku ka njoftuar se është

Kush do të merret me “Trepçën”? Beogradi e do për vete, Kosova për vete

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. Qeveria në Prishtinë për këtë veprim po e akuzon Beogradin zyrtar. Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça,

PDK mbështet platformën për dialogun

Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të PDK, ka thënë se do të mbështesin platformën dhe se do të ofrojmë mbështetjen e tyre për të gjitha çështjet. “PDK e

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Në ditën e tretë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, anëtarë të Kryesisë të LDK-së kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari. Në emër

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij. Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e