Rrëfimi i rapsodit shqiptar, tregon këngët që i pëlqente Adem Jashari në vitet e 80’ta

Kjo është fotografia e Adem Jasharit  cila u publikua për herë të parë nëpër rrjetet sociale dhe më pastaj nëpër media, ku shihet komandanti në mesin e  rapsodëve duke dëgjuar muzikë folklorike. 

Indeksonline ka bërë një intervistë me njërin nga protagonistët e kësaj fotografie , Bashkim Jasharin,  i cili tash jeton dhe punon  në Suedi.

Bashkimi (i cili tani është mësimdhënës i muzikës në Suedi) na jep detaje rreth kësaj fotografie si dhe shpalosi kujtime dhe momente interesante  të vetë komandantit legjendar Adem Jashari.

“Kjo foto është bërë në lagjen tonë Jasharaj, te familja e madhe e Dan Lubovecit, pikërisht në martesën e nipit të djalit të Alisë, Alia ka luftu bashkë me Adem Jasharin dhe ka ra heroikisht në Prekaz edhe ai.

Ademi gjithmonë ka pas dëshirë me dëgju muzikë rapsodike, dhe e ka pas zakon me u ulë afër muzikantëve” thotë për indeksonline kushëriri i Ademit.

Bashkimi tregon edhe detaje tjera interesante me Adem Jasharin nëpër odat e Drenicës. “ M’kujtohet diku në vitet 80-ta kur e kemi marrë një nuse në fshatin Rrezallë, Ademi ishte ulë afër muzikës dhe na ja nisem me këndu këngën e Zhuj Selmanit, Ademi e nxur revolen nga brezi dhe filloj me gjujtë ndërsa revolja ju blloku e unë e këqyra dhe nisa me buzëqesh, ndërsa papritmas ai e nxerrë revolen tjetër nga brezi dhe fillon me shti në ajër e m’thotë mua se mos me m’punu njana e kam tjetrën me veti, kështu që Ademi gjithmonë ka pasë armë me veti edhe në vitet 80-ta”

Bashkim Jashari na tregon edhe emrat e personave të tjerë që ndodhen në këtë foto dhe hedhë poshtë mundësinë që në këtë foto është edhe presidenti Hashim Thaçi ashtu siç u raportua në media.

“Jo jo ai nuk është Hashim Thaçi, ai me të gjelbërt që kan mendu që është Hashimi, ai është mixha jem Skender Jashari i cili tash është në Gjermani.  Unë jam ai me shpinë të kthyer duke i ra sharkisë, ndërsa ky me violinë është babai im Rexhepi edhe  ky tjetri me shpinë  është vllau im Ilir Jashari.

Edhe deputetja e PDK-së  Blerta Deliu e cila kishte publikuar këtë fotografi duke thënë se në këtë foto është presidenti Hashim Thaçi duke ja thënë këngës bashkë me Adem Jasharin, e ka hequr shkrimin nga Facebooku i saj.

Lajme tjera

Gratë vjedhin lule me rrënjë në Podujevë ( Video)

Dy gra janë parë duke vjedhur disa lule me rrënjë në një vazo në qendër të qyteti të Podujevës. Derisa ato ecin pranë luleve, njëra nga gratë zgjatë dorën me

Pamje të reja nga stuhia e fuqishme që goditi Ulqinin

Një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale. Në disa video që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar mbi disa vetura, rrugët

Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa

Kapet arsenal armësh në Malishevë, shtatë të arrestuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e

BE kushte të reja për Serbinë – Beogradi të njoh gjenocidin në Srebrenicë

Brukseli propozon një kusht të ri për pranimin e Serbisë në BE – njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan “Veçernje novosti”. Këto kërkesa janë gjithnjë e më të forta në

Naim Maloku ftohet nga Specialja

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Maloku ka njoftuar se është

Kush do të merret me “Trepçën”? Beogradi e do për vete, Kosova për vete

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. Qeveria në Prishtinë për këtë veprim po e akuzon Beogradin zyrtar. Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça,

PDK mbështet platformën për dialogun

Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të PDK, ka thënë se do të mbështesin platformën dhe se do të ofrojmë mbështetjen e tyre për të gjitha çështjet. “PDK e

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Në ditën e tretë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, anëtarë të Kryesisë të LDK-së kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari. Në emër

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij. Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e