BE kushte të reja për Serbinë – Beogradi të njoh gjenocidin në Srebrenicë

Brukseli propozon një kusht të ri për pranimin e Serbisë në BE – njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan “Veçernje novosti”.

Këto kërkesa janë gjithnjë e më të forta në disa qarqe në Bruksel, megjithëse Serbia gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, ligjërisht, politikisht dhe moralisht, bën gjithçka për të dënuar këtë dhe të gjitha krimet e tjera të luftës.

“Novosti” shkruan se parlamenti serb miratoi një rezolutë mbi dënimin e krimeve në Srebrenicë në mars 2010, ndërsa ish-presidenti Boris Tadiq publikisht kërkoi falje për “një prej kapitujve më tragjikë të luftës civile jugosllave të viteve 1990” dhe më 11 korrik 2015.

Megjithatë, komisionari evropian për Zgjerimin Johannes Hahn paralajmëroi të hënën se “nuk ka vend të BE-së për ata që mohojnë gjenocidin dhe të gjitha aktgjykimet e tjera të gjykatave ndërkombëtare”.

Kërkesa që Serbia të njohë gjenocidin në Potoçare është përfshirë në raportin e fundit të Parlamentit Evropian mbi Serbinë dhe është e qartë se kjo temë është e përshtatshme për politikën e “lëvizjes së objektivave”, transmeton KosovaPress.

Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, Suzana Grubjeshiq beson se qëndrimi zyrtar i Serbisë ndaj gjenocidit në Srebrenicë nuk është kontestues dhe se kjo çështje nuk duhet të përdoret si një tjetër frenim në rrugën drejt BE-së.

“Nuk ka as heshtje, as mohim të fakteve të vërtetuara rreth Potoçare. Asnjë nga zyrtarët tanë nuk mohon se ka ndodhur krimi, “tha ajo.

Lajme tjera

Gratë vjedhin lule me rrënjë në Podujevë ( Video)

Dy gra janë parë duke vjedhur disa lule me rrënjë në një vazo në qendër të qyteti të Podujevës. Derisa ato ecin pranë luleve, njëra nga gratë zgjatë dorën me

Pamje të reja nga stuhia e fuqishme që goditi Ulqinin

Një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmë Ulqinin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale. Në disa video që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar mbi disa vetura, rrugët

Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa

Kapet arsenal armësh në Malishevë, shtatë të arrestuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e

BE kushte të reja për Serbinë – Beogradi të njoh gjenocidin në Srebrenicë

Brukseli propozon një kusht të ri për pranimin e Serbisë në BE – njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan “Veçernje novosti”. Këto kërkesa janë gjithnjë e më të forta në

Naim Maloku ftohet nga Specialja

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Maloku ka njoftuar se është

Kush do të merret me “Trepçën”? Beogradi e do për vete, Kosova për vete

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. Qeveria në Prishtinë për këtë veprim po e akuzon Beogradin zyrtar. Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça,

PDK mbështet platformën për dialogun

Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të PDK, ka thënë se do të mbështesin platformën dhe se do të ofrojmë mbështetjen e tyre për të gjitha çështjet. “PDK e

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Në ditën e tretë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, anëtarë të Kryesisë të LDK-së kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari. Në emër

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij. Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e